Një defekt në transformatorin e Spitallës, la sot pa energji një pjesë të Durrësit për rreth 30 minuta.

Njoftimi për abonentët Durrës

Për shkak të një avarie në transformatorin e NST Spitallë, për pak minuta dolën jashtë pune fiderat 20kV duke lënë pa energji disa zona në Spitallë.

Grupet e avarisë së OSSH Durrës riparuan në kohë të shpejtë defektin dhe tashmë energjia është rikthyer në pjesën më të madhe të zonave të prekura.

Pa energji ka mbetur vetëm rruga “Aleksandër Goga”.

Brigadat e avarisë së OSSH janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë.