Nga Pol Milo

… zymtësisht harqeve bjerini

e si tym do te ngjiteni mbi qiej

ku një varr i gjërë mbi re 

ju pret shtriheni lirshëm

Paul Celan

Ethet e traditës së të shtunës poetike durrsake fillojnë e përhapen si valët e detit në pranverë. Edhe pse dita fillon e ngrohet, ato sërishtransmetojnë një emocion ndryshe. E shtuna poetike durrsake ka qenë një traditë e hershme që në kohën e Moikom Zeqos dhe qëstudiuesi Fatmir Minguli e ka ritranskriptuar nëpërmjet studios sëbotimeve durrsake 2M, duke e rikthyer në një traditë të përjavshmetakimesh kozmopolite, pa përcaktuar se kujt yjësie poetike i takon. Kurse ethet poetike nuk janë po aq të rastësishme që mbajnë këtëemër, edhe për shkak të ndryshimeve të shumta së fundmi, por qëtermometrin e tyre e mban botuesi. 

Kisha kohë që doja të shkruaja për Agim Bajramin dhe poezinë e tij, por mora nxitjen edhe nga takimi poetik i të shtunës, me poetët e mirënjohur durrsakë Agim Bajrami dhe Vladimir Muça, ky i fundite cilësoi edhe si një takim të frytshëm bashkëpunimi në artin e tëshkruarit. Janë pikërisht këto bashkëpunime artistike të cilëtfrymëzojnë për të ecur përpara shkallët e skenës artistike. Të flasimpër një poet tashmë të mirëfilltë të certifikuar ndërkombëtarisht, tënjohur gjërësisht jo vetëm në rajon si Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, por edhe me poezi të përkthyera në mjaft gjuhë si Anglisht, Italisht , Greqisht, Serbisht botuar në revista letrare, si edhe së fundmi nëFrengjisht ku është zyrtarisht pjesë e antologjisë shqiptaro-francezeLa Poésie Contemporaine Albanaise (botime L’Harmattan,promovuar në Ambasadën e Kosovës në Paris). I nderuar me mjaftçmime dhe mirënjohje, ai tashmë e kthen në vlerë pjesëmarrjen nëfestivalet poetike. 

Disa nga këto pjesëmarrje kanë qenë me emocione të veçanta, si takimi i poezisë Joniane në Sarandë, festivali kombëtar i poezisë qëu zhvillua në mjediset e Torrës Veneciane në Durrës, apo konkursikombëtar “Fjala Poetike Tiranë 2024”, ku së fundmi poezia e tij “Jumund”, u vleresua me çmim special.

Në vargjet e saj:

Ju mund  qeshni veç për vete

Tani është koha për  qarë

Eshtë tmerr ta shohësh atdheun  dergjet

Si Krisht nën kryq, nga ca barbarë

shihet qartë një përqasje dramatikedhe simbolike e fatit të atdheut, menjë vështrim të thellë ndaj realitetittë tronditur.

Në festivalin kombëtar të poezisë tëorganizuar nga Qendra Kombëtare e librit dhe leximit, në brendësi tëTorrës Veneciane në Durrës, nëmbrëmjen ku e ftuar ishte vetëFlutura Açka, e vleresoipersonalisht duke i liruar vendin e saj poetit Agim Bajrami, e dukerikujtuar momente të krijimtarisë sëtyre të hershme.  Shkrimtari dheromancieri i madh durrsak BashkimHoxha, e ka përmendur disa herë poezinë e Agim Bajramit gjatëpromovimeve të librave të tij, përfshirë edhe në mjediset e MuzeutArkeologjik, ku thote se ai është poet midis qiellit dhe tokës. Poeti lëviz mes realitetit dhe ëndrrës, duke shprehur ndjenjat e tij me njëgjuhë të pasur dhe të lirë. Ai është një poet i qiellit, por ama ështëedhe poet i tokës dhe kjo i jep një përmasë komplekse dhe madhorekrijimtarisë së tij të pjekur poetike. Poeti Vladimir Muça thekson se: “poezia sociale e Agim Bajramit ka kapur universin shoqëror, kumetaforat dhe nënteksti i tyre vjen bindshëm me mesazhet qëpërcjell tek lexuesi”, poeti durrsak Ilir Paja thotë se poezia e AgimBajramit ka një stilistikë me veçanti letrare, ndërsa shkrimtari ErjonMuça e konsideron si mjeshtër të mikrostrukturës poetike. StudiuesiFatmir Minguli vlerëson shkrimet e tij kritike duke sjellë një frymëtë re në mënyrën e të shkruarit, ku kritika nuk është më kritikë, por një buqetë me mendime të freskëta dhe të këndshme. 

Të gjitha këto diskutime u mblodhën në një tryezë të rrumbullakëtdhe u përplasën bashkë me ndjesinë e etheve apo pranverës artistike, në mënyrë që ti hapin rrugë ideve dhe projeksioneve për një tëardhme artistike qytetare. Por epoka transformiste, që nuk mbaronme kaq, përfshin idetë dhe projeksionet ku gjenialiteti i njeriutqëndron pikërisht mbi këtë. Epokale! 

Përse? Sepse njeriu ndryshon, është qenie që përshtatet sipas teorisëdarviniane, e kur vjen puna te teoria e aplikuar, askush më mirë se praktika nuk mund ta demonstrojë atë më bukur. Dhe bukuria e terrenit është vargu poetik, ndërsa teoria fshihet nga katedrat përtejfaqeve të librave dhe studimeve.

Emocioni poetik është ai që sfidon ndërgjegjen e kulluar kantianedhe i jep poetit armën e fortë. Nënvetëdijen. Prandaj askush nukpërballet dot me poetin. Atë të vërtetin. Është frika! Frika nga e panjohura. Prandaj poezia e Agim Bajramit është një leksion. Ajovjen si leksion kundër falsitetit poetik dhe kritika më e mirë është kyleksion që del vetvetiu, pa u thënë, por duke u lexuar. Kështutransformizmi poetik mer formën e një feneri koordinativ i ciliçlirohet nga komplekset e arsyes dhe futet në labirinthet e kërkimitmendor.

Unë gjithmonë kam besuar   vërtetat e thjeshta

Dhe kurrë   vështirat

Transformizmi poetik është një ndërprerje e thellë dhe një evoluim idukshëm në mënyrën se si një poet shpreh ndjenjat, mendimet, dheperspektivën e tij nëpërmjet poezisë. Ky lloj transformimi ështëshpesh i lidhur me zhvillimin personal, rritjen emocionale, osendryshimet thelbësore në jetën e poetit. Ai mund të jetë rezultat ipërvojave të reja, arritjeve të rëndësishme, ose refleksionit të thellëmbi kuptimin e jetës dhe ekzistencës. Në transformizmin poetik, poezia shërben si një shpikje artistike dhe emocionale, duke shfaqurnjë përqasje të re ndaj temave dhe stileve të përdorura më parë ngaautori. 

Në një perspektivë emocionale, transformizmi poetik shpreh një llojrrezatimi shpirtëror dhe një lindje të re të ndjenjave, duke e bërëpoezinë një mjet shumëngjyrësh për të shprehur thellësinë e emocioneve dhe mendimeve të një autori në kohë. Vargjet poetikejanë një shprehje e transformizmit poetik, sepse ato ndryshojnëgjuhën dhe kuptimin e një poezie në një formë të re dhe të sfiduese.  Në librin “Poetik der Transformation” mbi Paul Celan, theksohet se subjekti që flet është si një kordë e pezulluar në hapësirën e rezonancës, ku gjërat janë si “trupa violinash”, dhe poema ështëkonceptuar si një transferim nga një hapësirë e brendshme në njëhapësirë të jashtme (ose anasjelltas) me anë të një paraqitjejeanalogjike.

Në librin e tij “Ylberë pa lamtumirë” botime 2M Durrës, poezia Njëi çmendur qan një buburrec  vdekur sjell një tablo të ngjashme me një skenë lëvizëse surrealiste:

Një i çmendur qan një buburrec  vdekur

(Lotët nuk ka qejf  t’i mbulojë).

Njerëzit para tij kalojnë  heshtur

Por askush s’pranon ta ngushëllojë

duke shpalosur një realitet të ndryshuar dhe emocione të një bote tëpanjohur, ndërsa thellon ndjesinë e vetmisë dhe mungesës së lidhjesnjerëzore. Në shumicën e krijimtarisë së tij, mund të vërehet njërrugëtim poetik dhe emocional, paralelisht me udhëtimin e tijintelektual. Në periudhat e mëvonshme, poezia e Agim Bajramitevoluon duke përfshirë ndjenja më komplekse dhe përgjegjësi më tëthella. Autori shfaq një ndikim të thellë filozofik dhe një reflektimmë të thellë mbi eksistencën dhe vlerat njerëzore. Nga poezia mëromantike deri tek ajo më reflektuese dhe filozofike, autori kalëvizur nëpër kohë, duke ruajtur identitetin e vet poetik dhe njëndikim të qëndrueshëm te lexuesi. Kjo e bën krijimtarinë e tij tëpasur dhe të njohur për gjerësinë dhe kompleksitetin e shprehjes sëtij poetike.

Lëviz një vajzë përreth një puthje

Lëviz dhe unë rreth saj pa ndjerë

Ne mund  kemi qenë  dashur

Por s’jemi parë asnjëherë

Imazhi i një vajze që lëviz përreth një puthje shkakton një ndjesi tëbukurisë dhe intimitetit. Përshkrimi i lëvizjes së saj krijon një pamjemagjepsëse dhe prekëse. Këto vargje shprehin një ndjesi tëromantizmit ekzistencial duke krijuar një peizazh emocional përlexuesin si reflektim mbi dashurinë.

 duhet  bind veten për domosdoshmërinë e harresës

Por kurrë  kaloj tek urrejtja

Simbolika e harresës përfshin një akt të ri-lindjes shpirtërore. Nëkëtë dritare të fshehtë emocionesh, harresa krijon një peisazh të ri, një horizont të pastër në qoftë se duam të përshkojmë të ardhmen. Ajo është një portë magjike që hapet drejt një dimensioni të ri tëvetëdijes. Në këtë rrugëtim shpirtëror, harresa është një ritual i përtëritjes dhe një risjellje e ndryshuar e vetvetes. Poezia e AgimBajramit, si shprehje e ndjenjave dhe refleksioneve të tij, ka levizurnëpër kohë me një përqasje të pasur dhe të ndryshueshme, si njëskenë e madhe lëvizëse. Kjo skenë, që lëviz mes transformizmit dheekzistencializmit, përherë e në perfeksion, është një dhunti e veçante poetike dhuratë nga universi.

Dyrrah 2024