Një filial i ri i agjencisë së njohur imobiliare “Future home” hapi dyert në qytetin e Durrësit.

Me zyrën e pozicionuar në qendër të qytetit, tek sheshi Liria, dhe stafin mjaft dinamik dhe profesionist, Future Home Dyrrah premton të ofrojë për të gjithë klientët e saj ofertat më të mira në treg dhe kushtet më të përshtatshme të negocimit për blerjen e një pasurie të paluajtshme.

“Ne gjithnjë kemi një objektiv, kemi dhe një slogan “Njerëzit, jo pronat”, që do të thotë se fokusi kryesor është gjithnjë shërbimi profesional. Të jemi aty për të ndihmuar këdo që do të investojë, qoftë klient i huaj apo shqiptar, që do të blejë në Durrës apo në Tiranë. Kjo është një forcë. Ne si Future Home, sot që po flasim jemi 27 ekipe në të gjithë Shqipërinë, së fundmi do të zhvillohemi edhe në Pogradec”,- thotë për “DurrësLajm”, CEO i kompanisë, Fatjon Hysenbelliu.

Zhvillimi i ndjeshëm i sektorit të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme dhe kërkesat në rritje të shtetasve të huaj për të blerë një pronë, sidomos në bregdet, rrisin seriozitetin në punë të agjentëve imobiliarë dhe përgjegjshmërinë për të qenë sa më konkurues në treg.Me ambientet mjaft komode dhe bashkëkohore që ofron dhe frymën e punës në grup për të korrur rezultate maksimale, Future Home Dyrrah nuk është thjesht një agjenci imobiliare apo një vend pune, por është shumë më tepër se kaq.

“Është një grup mjaft profesionist, goxha i sintonizuar, bëjnë goxha trajnime dhe është një nga brendet më të njohura sot për sot në Shqipëri. Kjo zyrë do të sjellë vetëm standarte sa më të larta. Unë jam avokat me profesion dhe nga ana e kontratës dhe ligjshmërisë, çfarëdolloj kontrate që do të bëhet këtu  do të jetë e sigurt”,– thotë brokeri Eri Moçi.

10 vite pas themelimit të filialit të parë të Future home, kjo agjenci numëron tashmë 27 degë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa pritet të zgjerohet edhe më shumë. Me moton e saj “Njerëzit, jo pronat”, kjo agjenci është kthyer në pak kohë në një nga brendet lider në tregun imobiliar.

“Një nga arsyet pse ne kemi bërë këtë progres në këto 10 vite është që mundohemi t’i japim njerëzve më të mirën. Në tregun imobiliar që ka problematikat si shitjet e pronave 2 herë, apo historitë me ndërtuesit që nuk i kanë mbyllur këto procese apo i kanë lënë rrugëve, ne mundohemi që gjithë kohës të jemi në krahun e klientëve tanë dhe kjo është një nga arsyet pse Future Home po dhe ky filial do të japë garanci për të gjithë komunitetin e Durrësit, por pse jo dhe njerëzit përtej tij.”– thotë Hysenbelliu.

Për të festuar sa më bukur hapjen e filialit të ri Future Home Dyrrah, kompania kishte menduar të organizonte një festë madhështore. Ishin të pranishëm bashkëpunëtorët dhe klientët më të rëndësishëm, përfaqësues nga degët e tjera të kompanisë dhe anëtarë të stafit, të cilët, të gjithë së bashku, festuan jo vetëm arritjet e deritanishme, por edhe shumë të tjera që do t’i bashkëngjiten sukseseve të kësaj kompanie lider në treg.  

M.B.