Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me kapjen e 11 kg e 650 gram kokainë të kapur në një kontejner me banane në portin e Durrësit.

Çuçi thotë se faktet flasin vetë për punën e policisë, ndërsa me sasinë e drogës së kapur sot, shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit.

Çuçi thotë se këto rezultate kanë ardhur falë luftes së policisë kundër krimit dhe aftësisë zbuluese të Policisë së Shtetit.

Reagimi

Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt.