Një 44-vjeçare shqiptare ka përjetuar një tmerr, pasi është sulmuar nga dhjetë qen njëherësh. Bëhet me dieje se shqiptarja jeton në Filiro të Selanikut aty ku dhe u sulmua nga disa qen të cilët e kafshuar në të gjithë trupin. Tmerri u dëshmua nga vetë ajo e cila u sulmua dhunshëm nga 10 pitbullë.

“Sulmi i qenve ishte sikur të isha ushqimi i tyre”, i tha gruaja policisë.

Shqiptarja 44-vjeçare ditën e djeshme teksa ndodhej në parkingun e jashtëm të një dyqani në zonën e Filyros, që ndodhet përballë Liceut të zonës, papritur është gjetur e rrethuar nga një tufë me dhjetë qen të mëdhenj që e sulmuan duke e kafshuar në të gjithë trupin. Sipas informacioneve, gruaja fatkeqe ka arritur të shpëtojë me dhjetëra plagë në trup nga kafshimet e forta që mori por që fatmirësisht shpëtoi. 44-vjeçarja është transportuar me autoambulancën e EKAV-it në spitalin “Ippokrateio” ​​ku i është dhënë ndihma e parë ndërsa është vlerësuar shtrimi në spital por që ishte jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë rast është ngritur akuza ndaj nënkryetarit përgjegjës të komunës Pylaia Hortiatis. Ai është përgjegjës për menaxhimin e kafshëve endacake dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve. Sapo është vënë në dijeni për ngjarjen ka kontaktuar komisariatin e zonës së tij. Me urdhër të prokurorit është urdhëruar lirimi i tij deri në përfundimin e hetimeve paraprake.