Autoriteti Portual Durrës ka dalë me një tjetër njoftim për pasagjerët që pritet të udhëtojnë mbrëmjen e sotme drejt portit të Barit dhe Ankonës në Itali.

Në njoftimin për shtyp, APD njofton se imbarkimi i pasagjerëve të dy trageteve do të bëhet në një të vetëm, i cili do të udhëtojë drejt Barit. Ndërkohë, pasagjerëve që do të udhëtojnë drejt Ankonës, me të mbërritur në Bari kompania do t’u garantojë transportin tokësor.

Njoftimi i plotë i APD:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm mbi vonesën e krijuar me tragetin e linjës Bari-Durrës SQAROJMË se:

Për të siguruar udhëtimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve drejt Italisë, të dyja linjat detare të parashikuara sot nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, do të realizohen përmes një trageti të vetëm deri në Bari dhe më pas për pasagjerët e linjës së Ankonës do t’u GARANTOHET nga agjencia transporti tokësor drejt destinacionit final (Ankona).

Për të mundësuar imbarkimin e gjithë pasagjerëve, nisja do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 23.00. Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar dhe i ftojmë të paraqiten në kohë për të kryer procedurat e imbarikimit.

Trageti “SAGA.”, Durrës-Bari,

Ora e nisjes nga Porti i Durrësit: 23.00.

Për çdo pyetje apo nevojë të udhëtarëve kemi vendosur në dispozicion numrin e gjelbër falas: 0800 73 74.

Faleminderit,