Si pasojë e motit të keq, në portin e Durrësit ka pasur vonesa në nisjen dhe mbërritjen e trageteve.

Ndërkohë, është zbuluar arsyeja se përse “Rigel III” nuk u nis në drejtim të Barit mbrëmjen e djeshme.

Pas një përplasjeje të lehtë me bankinën, trageti nuk u nis për çështje sigurie.

Burime bëjnë me dije se një pjesë e pasagjerëve janë rimbursuar dhe një pjesë tjetër do të nisen mbrëmjen e sotme me “Rigel VII”.