Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes së tij. Mes shumë urimeve, i veçantë ka qenë ai që shkrimtari i nderuar ka marrë nga “Klubi Neokadare” i gjimnazit jopublik “Rilindja” në Durrës.

Klubi që mban emrin e shkrimtarit të madh, e ka uruar përmes një kënge që nxënësja Denisa Prifti krijoi mbi vargjet e mrekullueshme të poezisë “Mall”.

“Jetë të gjatë udhërrëfyesi ynë gjenial, në rrugëtimin tonë drejt dijes! Ne dhe brezat që do të pasojnë, do të të jemi përherë falënderues që na hapet shtigje mendimi, ku ne zbulojmë vlerat e vërteta të jetës e të botës”, thuhet në urimin special të nxënësve të “Klubit Neokadare”.