Artdashësit durrsakë do të kenë mundësi të ndjekin mbrëmjes e së enjtes një shfaqje opere në Durrës.

Shfaqja e së enjtes, në orën 19.00, do të hapë siparin e një serie aktivitetesh në Durrës që do të fillojë me koncertin e datës 11 prill.

Një udhëtim në kulturën e shenjtë dhe profane popullore nga humanizmi në barok nga ansambli dhe kori Gesualdo.

“Me mbështetjen e bashkisë Durrës do të nisim një rrugëtim të gjatë, të shtrirë në kohë dhe vende të ndryshme në qytet. “𝗟𝗮 𝗣𝗶𝗮𝘇𝘇𝗮, 𝗹𝗮 𝗖𝗵𝗶𝗲𝘀𝗮, 𝗶𝗹 𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗼”,- thuhet në njoftimin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.