Kryetarja e Lidhjes së Gruas për zonat rurale pranë PD Durrës ndihet e pavlerësuar për punën e bërë ndër vite dhe kontributin e dhënë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD, Aishe Gashi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ku shpreh pakënaqësinë e saj për lënien mënjanë dhe vlerësimin e atyre që sipas saj “nuk bënë asnjë ditë pune për PD”.

Jam idealiste dhe besnike e PD, e dua PD per idealet qe u themelua ne 1991. Urrej dhe perbuz cdokend qe shkaterron keto ideale.

Ne ditet me te veshtira ne protesta , organizime strukturash dhe ne fund ne fushate shtepi me shtepi per te fituar Partia Demokratike e Shqiperise.

Aty ku punova dola fituese e zgjedhjeve  pamvarsisht blerjes dhe punesimeve fiktive qe u bene.

Sot lihemi menjane dhe vlersohen ata qe nuk ben asnje dite pune per PD”,– shkruan Gashi në rrjete sociale.

Sot, gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar, do të votohen 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar si dhe ndryshime në statutin e PD.

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, shumë prej demokratëve mbetën të zhgënjyer, madje zërat kundër u intensifikuan, gjë që solli më pas përshpejtimin e zhvillimit të garës për kryetarin e partisë. Pas votimit, Lulzim Basha u rizgjodh kryetar, megjithëse gjatë drejtimit të PD nga ana e tij, partia më e madhe opozitare nuk ka mundur të fitojë asnjë palë zgjedhje.