Një sezon i mbarë veror, por jo dhe aq i mbarë për qarkullimin me automjet!

Dëshira për të frekuentuar baret dhe restorantet përgjatë vijës bregdetare ka krijuar rradhë kilometrike të trafikut në disa prej “arterieve” kryesore të qytetit bregdetar.

Siç duket dhe nga pamjet që operatori Denis Simaku sjell për “DurrësLajm“, problematike janë rruga e Currilave, “Rruga Tregtare”, rrethrrotullimi pranë Torrës, si dhe rruga kryesore e lagjes nr.13.