Në rrjetet sociale kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka treguar mbi performancën financiare të bashkive të vendit dhe ka falenderuar stafin e bashkisë për të gjithë punën që kanë bërë, njëkohësisht dhe banorët e Shijakut që janë ndërgjegjësuar për të paguar taksat.

Ai shprehet: “Në këto tre vite kemi rregulluar situatën financiare të bashkisë dhe jam optimist për mundësinë që krijojmë për të investuar në qytetin tonë.”

Postimi i plotë:

Pas paraqitjes së performancës financiare të bashkive të vendit dua të falenderoj stafin e bashkisë për të gjithë punën që kanë bërë, njëkohësisht dhe banorët e Shijakut që janë ndërgjegjësuar për të paguar taksat.

Në këto tre vite kemi rregulluar situatën financiare të bashkisë dhe jam optimist për mundësinë që krijojmë për të investuar në qytetin tonë.

Treguesit e performancës tonë shumë të mirë janë si më poshtë:

Në rradhitjen e të gjitha bashkive për detyrimet e prapambetura ndaj Planit Vjetor të Shpenzimeve, bashkia Shijak rradhitet ndër më të mirat me 1%.

Detyrime të prapambetura ndaj totalit të të ardhurave të veta vendore për çdo bashki.
Renditja e bashkisë Shijak është me vetëm 5 % duke u rradhitur nga bashkitë më të mira në vend.

Detyrimet e prapambetura janë 1.31% e shpenzimeve totale të miratuara, më pak se 15% (ku është vendosur vija e kuqe), duke dëshmuar për një situatë normale financiare.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!