Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka konstituuar Kryesinë e re, në një mbledhje të zhvilluar në prani të drejtuesit politik të qarkut, Oerd Bylykbashi, dhe kryetarit të degës, Adrian Gashi.

“Sot në Degën e Partisë Demokratike Durrës u bë konstituimi i Kryesisë së re, në prani dhe nën drejtimin e Drejtuesit Politik të Qarkut Durrës z.Oerd Bylykbashi, dhe Kryetarit të Degës Durrës z.Adrian Gashi.

Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e riorganizimit, ripërtëritjes dhe energjizimit të strukturave tona, për t’u përballur me sfidat politike që na presin përpara. Me përgjegjësi, përkushtim dhe frymë bashkëpunimi, ne nisim një fazë të re angazhimi në shërbim të qytetarëve dhe të interesit publik.

Partia Demokratike po forcon ekipin dhe strukturat e saj, me synimin për të ndërtuar një alternativë të besueshme qeverisëse dhe për t’i dhënë fund modelit të dështuar të qeverisjes së Edi Ramës. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri teknike që garanton standardet demokratike dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Të bashkuar, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë për ndryshimin që Shqipëria meriton!

PartiaDemokratike #Durrës #Riorganizim #Ripërtëritje #Ndryshim QeveriTeknike PD ShqipëriaMeritonMëShumë”, njofton dega Durrës.