Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka pësuar një ristrukturim në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Tashmë do të jenë dy degë të PD lokale, Durrësi 1 që përfshin vetëm qytetin e Durrësit ku kryetar do të jetë Ardian Muka.

Dega tjetër, Durrësi 2, mbulon njësitë administrative Sukth, Manëz, Rrashbull, Katund i Ri dhe Ishëm. Kjo degë do të drejtohet nga Osman Stafa, ish-kryetar i PD Durrës para disa vitesh.

Vendimi në fjalë duket se është marë ditën e djeshme gjatë vizitës së kreut të PD në selinë lokale, Sali Berisha. Ristrukturimi i degës së PD është bërë i ditur nga deputeti Oerd Bylykbashki me anë të një postimi në Facebook.