Për herë të parë, në këtë vit akademik 2023-2024, në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, u hapën programet studimore të ciklit të parë të studimeve (Bachelor) të cilat do të zhvillohen edhe në gjuhën angleze.

Kjo risi, e cila shënon një hap përpara për mësimdhënie sipas standardeve europiane, është miratuar
nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri,me Urdhër nr 489 datë 01.09.2023.

Për Fakultetin e Biznesit UAMD-në, kjo do të shërbejë si një shtysë dhe motivim për të ofruar gjithmonë më të mirën për studentët dhe stafin akademik dhe një tregues se UAMD mbetet një nga portat kryesore të ndërtimit të së ardhmes drejt suksesit të të rinjve shqiptarë.

Studentët do të përgatiten për të studiuar më tej në universitete evropiane si dhe do të kenë mundësinë për t’u punësuar në bizneset ndërkombëtare.

Gjithashtu Fakulteti i Biznesit do të bashkunojë me Universitetet evropiane për diploma duale,për shkëmbim studentësh dhe stafi akademik në kuadër të programeve erasmus,si dhe për pjesëmarrje në projekte kërkimore shkencore.