Një mbrëmje e mrekullueshme e mbushur me emocione të muzikës sonë të bukur pritet të ndodhë nesër në Durrës, pasi për herë të parë do të vijë të performojë këngëtarja super e talentuar Rona Nishliu.

Në një koncert të veçantë, me mbështetjen e Bashkisë Durrës, Rona Nishliu bashkë me quartetin e saj, sjell traditën dhe melodine e bukur shqiptare në një paraqitje të veçantë etno-xhaz.

Shfaqja është të dielën më datë 12 maj, ora 20.00 tek teatri “Aleksandër Moisiu”.