Përfundon procesi i numerimit të votave në Bashkinë Shijak, ku rezultati ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste.
Siç duket dhe në videon e publikuar nga “DurrësLajm“, pas numërimit të kutisë së fundit, kryebashkiaku Elton Arbana ka festuar fitoren së bashku me mbështetësit e tij.
Sipas të dhënave të fundit, rezultatet janë si më poshtë:
- Partia Socialiste (PS): 7,118 vota
- Partia Demokratike – ASHM: 5,266 vota
- Partia Mundësia: 229 vota
- Nisma Shqipëria Bëhet: 185 vota
Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 8:00, do të rinisë numërimi për kandidatët.