5 maji ka mbledhur në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës autoritetet vendore dhe qendrore dhe përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve. Të pranishmit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në nderim të të rënëve për atdheun, që me gjestin e tyre heroik kontribuuan për një Shqipëri të lirë.
Në aktivitet mungonte kryebashkiakja Emiriana Sako, ndërkohë që në vend të saj ishte nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi.
Autoritetet parakaluan përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit duke vendosur kurora me lule.
Drejtori i arsim-kulturës në bashki, Ardian Gurra në fjalën e rastit tha se dhe në ditët tona neofashizmi dhe neonazizmi mbeten rrezik për njerëzimin, ndërsa bota kërcënohet nga konflikte të tjera mes vendeve.
“Një ditë nderimi për dëshmorët e atdheutështë pak. Nderimi ynë për ta është i hershëm dhe i përhershëm. Pa antifashizmin shqiptar nuk mund të kuptohet asnjë arritje historike e popullit tonë dhe e kombit tonë duke përfshirë ristabilizimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit demokratik.
Furitë e neofazhizmit, neoracizmit apo neonazizmit janë gjithnjë një kërcënim shumë i madh për njerëzimin. Epoka e pushtimeve nuk është mbyllur. Antifashizmi i duhet sot botës së qytetëruar më shumë se kurrë”,- tha Gurra.
M.B.