Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, Ardian Muka ka denoncuar ditën e sotme situatë që krijohet në qytetin bregdetar pas reshjeve të shiut, të cilat sjellin përmbytje në shumë zona.

Teksa thotë se Durrësi nuk mund ta pranojë më këtë situatë, Muka shprehet se si nëse zgjedhet kryebashkiak do të ndërhyjnë menjëherë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Durrësi s’mund të pranojë më këtë realitet që pas çdo shiu ka vetëm përmbytje. Kjo është gjendja aktualisht në lagjen 18. Si Kryebashkiak do ndërhyj menjëherë për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar nga korrupsioni dhe keqqeverisja.”, shkruan Muka në “Facebook”.