Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e Plazhit, pranë Plepave.

Nga informacionet nga vendi i ngjarjes, “DurrësLajm” mëson se kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme materiale në të dyja makinat.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.