Romeo Sulejmani, është zjarrfikësi nga Përmeti, që në përpjekje me flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyre.

Sipas vlerësimeve paraprake të mjekëve të spitalit ka marrë djegie të shkallës së dytë e të tretë. Për të parë gjendjen e tij Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve Arben Cara vizitoi efektivin në spital.

Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrfikës drejt Tiranës.

Fatmirësisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplikojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi gati për ta çuar jo vetëm drejt Tiranën, por nëse duhet edhe në vende të tjera. Zjarret kanë bërë dëme në bimësi dhe pyje, nuk ka dëme në banesa. Vatrat e zjarrit janë shkuar në zonën e Dropullit dhe vijon në qafën e Muzinës”, tha ai.

Nga ana e tij, zjarrfikësi Sulejmani rrëfen momentet e përballjes me zjarrin.

Kemi luftuar me flakët për orë të tëra, shumë zona janë fikuar. Kemi shkuar në zonat malore sepse kishim makinë vetëm për zonat malore dhe kemi shpëtuar një kishë. Pastaj jemi rikthyer dhe fikëm vatra të tjera zjarri, pastaj zjarri rrezikonte familjet dhe jemi futur për ta shuar”, u shpreh efektivi.