Një 35-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës, pasi akuzohet se ka pezulluar padrejtësisht nga puna një shtetas tjetër në një institucion ku ushtronte detyrën e administratorit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi K. L., se në vitin 2025, është pezulluar padrejtësisht nga puna në një institucion, nga shtetasi S. Ç., me detyrë administrator.