Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës. Sipas informacionit zyrtar të shpërndarë nga Drejtoria Vendore e Policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri është shtetasi A. G., banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e ngjarjes, si dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e saj.