Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë të regjistruar paraditen e sotme në lagjen nr.3.

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më herët, “DurrësLajm” publikoi pamje filmike nga vendngjarja, ku duken qartë njollat e gjakut dhe sende personale të të plagosurve, të cilat kanë rënë në afërsi të katedrales “Shën Luçia”.