Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në zonën e quajtur Fllakë, në Durrës. Një mashkull rreth 40 vjeç me inicialet B. Gorgea është plagosur dhe ka mundur të mbërrijë vetë deri në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për t’u transportuar në spital.
I plagosuri është shoqëruar menjëherë nga forcat e policisë drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet aktualisht në sallë operacioni nën kujdesin e mjekëve.
Forca të shumta policie ndodhen në ambientet e spitalit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.