Në portin e Durrësit u ankorua kroçera e parë e këtij viti, e cila solli 81 turistë dhe 47 ekuipazh.

“La Belle Dell’Adriatique”, që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, mbërriti paraditen e kësaj të shtune dhe u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.

Anija turistike me gjatësi 110 metra erdhi nga porti i Igumenicës, ndërsa në vijim të turit do të ndalojë në Dubrovnik.

Gjithashtu, mëngjesin e së premtes në portin e Sarandës u ankorua kroçera “Silver Moon”, 213 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 387 turistë në bord dhe flamur të Bahamas.

Nën rrezet e diellit pranveror, këto dy kroçera premtojnë se e ardhmja e turizmit për këtë sezon do të jetë e mirë për 2 qytetet bregdetare.