Prefekti i qarkut Durrës Emiljan Jani organizoi ditën e sotme, takimin e rradhës me anëtarët e Task-Forcës Vendore të sezonit turistik 2022.

Në këtë takim morën pjesë, Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Bashkia Durrës, Kapiteneria e Portit Detar dhe Angjencia Rajonale e Bregdetit.

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e Prefekturës Durrës bën me dije se në mbledhje u diskutua për situatën e vendbazimeve që gjenden në vijën bregdetare të qarkut Durrës dhe se si pronarët e mjeteve motorike ujore mund të rifillojnë aktivitetin e tyre pas pezullimit të përkohshëm për motive të sigurisë.

“Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në takim vendosën që ditën e nesërme datë 17.08.2022 të kryejnë një kontroll në të gjitha vendbazimet aktive në vijën bregdetare të Qarkut Durrës.”, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Sot më datë 16.08.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi i rradhës me anëtarët e Task-Forcës Vendore të sezonit turistik 2022.

Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani ku të pranishëm ishin: Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Bashkia Durrës, Kapiteneria e Portit Detar dhe Angjencia Rajonale e Bregdetit.

Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale të vendbazimeve që gjenden në vijën bregdetare të Qarkut Durrës, ku secili institucion raportoi mbi gjëndjen aktuale të vendbazimeve dhe se si mund të rifillojnë aktivitetin e tyre pas pezullimit të përkohshëm për motive të sigurisë, respektimit me rreptësi të kritereve të përshkruara në ligj dhe shërbimit të sigurtë ndaj pushuesve.

Të gjitha institucionet pjesëmarrëse në takim vendosën që ditën e nesërme datë 17.08.2022 të kryejnë një kontroll në të gjitha vendbazimet aktive në vijën bregdetare të Qarkut Durrës.

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐡𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧, 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐬𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐩𝐚 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ së 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐚𝐫.