Ka nisur procesi i votimit të primareve të Partisë Demokratike në degën e Durrësit, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në Durrës anëtarët e kësaj partie po votojnë tek Pallati i Sportit “Ramaza Njala”. Janë rreth 3000 anëtarë që do votojnë në një listë me 37 emra të regjistruar në Primare. Nga keta emra do të përzgjidhen ata që do të marrin minimalisht 130 vota. Procesi përfundimntar vazhdon në Tiranë ku kryesia e PD do përzgjedhë kandidaturat përfundimtare per deputetë.
Votimi do të vijojë deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një nga kandidatët.
Më poshtë është edhe lista me garuesit në Primare:
1. Bislim Ahmetaj
2. Nasild Alikaj
3.Bernard Balla
4. Morena Boja
5. Dritan Burgija
6. Adhurim Caca
7. Igli Cara
8. Enri Çeno
9. Arian Dedej
10. Armand Dervishi
11. Skënder Dika
12. Emir Frangu
13. Floriana Garo
14. Silvja Gjepali
15. Andi Gjoka
16. Luan Hallulli
17. Edlira Harizi (Shemsi)
18. Luan Hoti
19. Jola Hysaj
20. Sabah Jemishta
21. Fatbardha Kadiu
22. Aulon Kalaja
23. Viola Kapidani (Kullolli)
24. Gëzim Keqi
25. Agim Kodra
26. Ilirjana Kuçana
27. Manjola Luku
28. Islam Murati
29. Shyqyri Myrtollari
30. Arian Ndoja
31. Ndrec Pjetri
32. Dritan Sallaku
33. Mereme Sela
34. Andia Ulliri
35. Emal Varaku
36. Emri Vata
37.Astrit Xhaferi