Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi përmes një njoftimi u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të PD-së në qarkun Durrësit të marrin pjesë në primaret e ditës së nesërme, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Në njoftim shpejgohen procedurat dhe vendet ku demokartët do të votojnë, sipas mënyrës një anëtar, një votë.

Vendet e votimit do të jenë si mëposhtë:

-Durrës – Pallati i Sportit “Ramazan Njala”

-Shijak – Lokali “Dhurim Kapo”

-Fushë-Krujë – Selia e Partisë Demokratike

-Krujë – Selia e Partisë Demokratike

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM ZYRTAR | PRIMARET E PARTISË DEMOKRATIKE – QARKU DURRËS

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,

📅 Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

🕗 Ora: 08:00 – 18:00

📍 Vendet e votimit:

🔹 Durrës – Pallati i Sportit “Ramazan Njala”

🔹 Shijak – Lokali “Dhurim Kapo”

🔹 Fushë-Krujë – Selia e Partisë Demokratike

🔹 Krujë – Selia e Partisë Demokratike

🗳 Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.

👤 Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Durrës (Durrës, Krujë, Fushë-Krujë, Shijak). Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

👉 Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së në qarkun Durrës të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

✅ Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.

📌 Për të parë listën e kandidatëve, klikoni mbi foton!