Në kuadrin e 20-vjetorit të eventit të Miss & Mr. Durrësi, që është kthyer në një aktivitet axhendë, Produksioni nën drejtimin e Myzejen Kondurit dhe me mbështetjen e Bashkisë Durrës nën kujdesin e kryetares Emiriana Sako, ka zhvilluar edhe një aktivitet human.
Konduri e shoqëruar me disa prej vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e Miss & Mister Durrësi, kanë vizituar fëmijët e shtruar në repartin e Pediatrisë duke iu shpërndarë edhe disa dhuratave.
Në një prononcim për “DurrësLajm”, Myzejen Konduri thotë se: “Ne zgjodhëm t’iu gjendemi pranë fëmijëve të shtruar te Pediatria e Durrësit. Prania e konkurrentëve me dhuratat e tyre, bënë që shkëlqimi i syve i fëmijëve të krijonte emocione të ndersjella”, teksa jep dhe një mesazh të fuqishëm:
“Veprimet me mirësi, duhet të karakterizojnë jetën tonë. Ridimensionimi i jetës në qytetin tonë pas 2 fatkeqesive natyrore, ka filluar që me solidaritetin e deri te Rindërtimi. Kultivimi i ndjenjave më të bukura, te Rinia, ia arriti qëllimit të këtij veprimi human”…