Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD-në e Durrësit, Viola Kapidani Kullolli, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot pasdite në kryeqytet. Kullolli thekson se kjo nuk është thjesht një protestë, por një thirrje për dinjitet, për të drejtën për të jetuar normalisht në vendin tonë.

“Sot Shqipëria po boshatiset çdo ditë. Të rinjtë largohen, familjet ndahen, shpresa po shuhet. Pasiguria për jetën është kthyer në përditshmëri. Shëndetësia dhe arsimi janë në gjendje alarmante, varfëria po rëndon mbi qytetarët, ndërsa korrupsioni ka depërtuar në çdo qelizë të shtetit.

Kur padrejtësia bëhet normale, reagimi qytetar bëhet detyrim.

Protesta është e drejtë qytetare. Është zëri i njerëzve që nuk pranojnë të heshtin më. Është alternativa e vetme për të kërkuar të drejtat tona, për të kërkuar një shtet që punon për qytetarët dhe jo kundër tyre.“, shkruan ajo.

Më tej demokratja nënvizon se askush nuk duhet të qëndrojë indiferent kur vendi po zbrazet dhe qytetarët po humbin besimin te shteti.

“Protestohet për veten tonë. Për familjet tona. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen që nuk duhet ta braktisim.

Le të bashkohemi me qytetari, me forcën e fjalës dhe të solidaritetit, për t’i treguar pushtetit se ky vend ka ende njerëz që duan drejtësi, dinjitet dhe shpresë.

Të jemi të gjithë aty. E premte , 8 Maj Ora 19:00 Kryeministria”.