PS thellon dhe më shumë diferencën e votave në qarkun Durrës. ndërsa janë numëruar 202 kuti nga 493 në total, PS ka mbledhur 30609 vota, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka siguruar 22480 vota.

Shifrat flasin për një diferencë prej 8129 votash, që ka vijuar duke u thelluar me kalimin e orëve.

E përkthyer në përqindje PS ka mbledhur 1.95% të votave, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha 38.89%.

Vlen të theksohet se diferenca më e thellë mes dy subjekteve të mëdha politike është në bashkinë Durrës (mbi 6000 vota), pasi në Shijak diferenca është rreth 1700 vota, ndërsa në bashkinë Krujë kryeson PD-ASHM me mbi 200 vota diferencë.

Në vend të tretë, sipas votave të siguruara deri më tani renditet partia Mundësia me 1475 vota.