Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosjen e një 33-vjeçari. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A.L. 

“Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”-njofton policia.