Sheshi “Liria” i Durrësit kishte paraditen e sotme një tjetër gjallëri. Projekti “Qyteti i së ardhmes” i punuar me shumë dashuri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”, të mbështetur edhe nga mësuesit dhe prindërit e tyre, shprehte më së miri imagjinatën e tyre mbi idenë e qytetit, ku këta vogëlushë dëshirojnë të jetojnë të nesërmen.

Angazhimi për projektin ka qenë maksimal nga ana e të gjithë nxënësve dhe pavarësisht se u ka marrë kohë të mjaftueshme realizimi i tij, ata kanë derdhur në maket gjithë imagjinatën e tyre duke kombinuar materiale të ndryshme.

Maketi i projektit “Qyteti i së ardhmes” tërhoqi vëmendjen jo vetëm të qytetarëve durrsakë, por edhe turistëve të huaj, disa prej të cilëve u ndalën për të parë nga afër punimet e nxënësve.

M.B.