Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur këtë të mërkurë në Fushë-Krujë, ku po prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, në një takim përmbyllës elektoral.
Teksa Rama fliste para mbështetësve të tij, pranë vendit ku po mbahet takimi, një qytetar ka kaluar duke thënë ‘Rama ik’.
Këtë moment kreu i PS-së e ka kaluar me humor dhe ironi.
“Amon , a vdeksha unë për ty, se po e pritsha, rrofsh që kalove o hudhër, po e pritsha, thashë në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’, që të flasë syri i keq, dhe ku e tha, sa përmenda kënetën, doli bretkosa, a vdeksha unë për ty”, tha Rama.