Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të punimeve të lagjes së re në Shijak, e cila po rindërtohet pas shkatërrimit nga tërmeti.

Rama shprehet se lagja e re do të jetë një shëmbëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e kësaj zone që do të përfitojnë falas apartamente optimale.

“MIRËMËNGJES dhe me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shembëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos në Facebook.