Kryeministri Edi Rama ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektoralë në Fushë Krujë. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se deri më tani kanë shpërndarë 350 apartamente te qytetarët që janë prekur nga tërmeti. Ndërkohë që ka theksuar se pas zgjedhjeve do të vazhdojnë të shpërndajnë banesat e tjera, duke e çuar këtë në një total prej 1100 banesash. 

“Sot rikthehemi në këtë stacion për katër vitet e ardhshme duke e patur kokën lart me ato që bëmë në këtë mandate që po mbyllet. Duke nisur me familjet që u goditën nga tërmeti shkatërrimtar dhe mbetën brenda pak sekondash në qiell të hapur. Sot kemi përmbyllur të gjithë detyrimet tona me shpërndarjen e 350 apartamenteve të fundit që mbetën vetëm për shkak se respektuam këtë periudhë zgjedhore. Në Krujë do të shpërndahen menjeherë pas zgjedhjeve arrijmë në një total prej 1100 shtëpi të reja, falas për ato familje që sot janë pronare legjitime dhe nuk i kanë asnjë detyrim askujt e aq më pak shtetit.

Fatkeqësia nuk ishte e mundur të ndalej prej nesh por ajo që bëmë ne për fëmijët e kësaj zone, duke iu dhënë 17 shkolla është dicka që na bën krenar për PS, për bashkinë. Nga ana tjetër, ne më në fund jemi në kushtet kur mund ta vëmë dhe e kemi vënë në planin tonë ëndrrën e vjetër të gjithë Krujës, për të patur një rrugë lidhje të drejtpërdrejtë me Tiranën. Tanimë rruga është pjesë e programit tonë, ashtu sikundër nuk ka nevojë për të qenë në ndonjë program afatgjatë sepse edhe rrugën lidhëse ms Fushë Krujës dhe Krujës, do duhet ta riveshim brenda një kohe të arsyeshme,” tha Rama.