Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video nga punimet që po kryhen në rezervuarin e Arapaj në Durrës.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, kryeministri Rama ka bërë me dije se po vijon puna intensivisht për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin që do t’i vijë në ndihmë të gjithë fermerëve.  

“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve dhe zhvillimit të ekonomisë bujqësore të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.