Regjisorja e njohur durrsake Driada Dervishi feston sot ditëlindjen. Me 20 vite eksperiencë si regjisore, Dervishi është një nga emrat e njohur të regjisurës jo vetëm në qytetin bregdetar, por edhe më gjerë.

Me 27 premiera në skenë, bashkëpunime me Teatrin Kombëtar dhe teatro të tjera, si dhe çmimet e marra gjatë karrierës së saj, Dervishi është një personazh që gëzon respekt  dhe mjaft e dashur në rrethet artistike.

“Urojmë sot regjisoren 𝗗𝗥𝗜𝗔𝗗𝗔 𝗗𝗘𝗥𝗩𝗜𝗦𝗛𝗜 
GËZUAR DITËLINDJEN

𝑺𝒖𝒌𝒔𝒆𝒔𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒆̈𝒕𝒆𝒋𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒆 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝑫𝒓𝒊𝒂𝒅𝒂.” – shkruan teatri “Aleksandër Moisiu” në rrjete sociale.

Kush është Driada Dervishi

Prej 20 vitesh regjisore, pas diplomimit me vlerësime maksimale me dramën ‘Babai’ nga August Strindberg, kryen një specializim mbi teatrin bashkëkohor në Modena (Itali), i mbështetur nga Emilia Romagna Teatro me regjisorin Pippo Delbono. Fillon punë në vitin 2004 në teatrin profesionist “Aleksandër Moisiu”, duke ftuar herë pas here dhe aktorë të njohur të skenës teatrore, ajo realizon 27 premiera si: Revizori (N.Gogol), Martesa (A.P.Çehov), Të jesh a të mos jesh i ndershëm sipas (The importance of being Earnest) (Oscar Ëilde), Stuardesat (Mark Camoletti), Suita 51 (Neil Simon), Kush do të bëhet milionarius? (Hristo Boytchev), Seancë e jashtëzakonshme në parlament (Ray Cooney), Ana Kristi (Eugene O’Neill), Nuk paguajmë, nuk paguajmë (Dario Fo), Tango (Slaëomir Mrozek) ( Regjia më e mirë), Të gjitha të njëjtën histori (Dario Fo & Franca Rame), Dy vëllezër e gjysmë (Gjergj Vlashi), Hotel Ballkan (Bashkim Hoxha), Vajza pa prikë (A.N. Ostrovski) (Regjia më e mirë), Të jesh nënë (Roberto Bracco), Komedia që shkon për dreq (H. Leëis, H. Shields, J. Sayer), Shirli Valentina (Ëilly Russell).

• Regjisorja Dervishi realizon disa bashkëpunime me teatro të tjerë si: me Teatrin Kombëtar me komedinë satirike “Ferma e Kafshëve” të shkrimtarit George Orëell, tragjikomedinë “Sonte luajmë pa tekst” nga Luigi Pirandello dhe “Vanja, Sonja dhe Masha” nga Christopher Durang. Me këtë fundit vlerësohet si ‘Regjia më e mirë’ ashtu dhe ‘Shfaqja më e mirë’ e vitit; me Teatrin “Petro Marko” me “Ah paratë! Paratë!” dhe së fundmi me Teatrin “Andon Zako Çajupi” me “8 Femra” nga R.Thomas.

• Dervishi është e para regjisore që solli në Amfiteatrin e Durrësit një komedi nga Ëilliam Shakespeare, “Ëndrra e një nate vere”, “Binjakët” (Menehmët) nga Plauti dhe “Martesa” nga Çehov.

• E angazhuar dhe me tema sociale, kundër dhunës e jo vetëm, regjisorja Dervishi sjell në mars të vitit 2021 projektin “Këpucët e kuqe”.

Që prej vitit 2020, ajo mban titullin ‘Doktore e Shkencave’, e mbrojtur me temën: Regjisura në dramën shqipe.