Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi priti zyrtarin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. Andrew Sullivan si edhe znj. Ina Begotaraj nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane.
Rektori Fortuzi shprehu mirënjohjen ndaj ambasadës amerikane në Tiranë që përzgjodhi UAMD-në dhe Durrësin si pjesë e ciklit të eventeve “Freedom 250” këtë vit jubilar për Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis UAMD dhe universiteteve në SHBA.
Rektori Fortuzi i shprehu z. Sullivan projektin e hapjes së hapësirës amerikane në ambientet e godinave të reja në Kampusin e UAMD, hapësirë e përbërë nga literaturë mbi SHBA, materiale historike e kulturore amerikane, etj.
Z. Sullivan prezantoi për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike ne UAMD një historik të themelimit të shtetit dhe etërve amerikanë si edhe bëri një ekspoze të elementeve unik të kulturës amerikane. Takimi u pasua me pyetje të shumta nga studentët.
Rektori Fortuzi falënderoi ambasadën amerikane në Tiranë që përzgjodhi UAMD-në për ciklin e eventeve “Freedom 250” këtë vit jubilar e krenarie për Shtetet e Bashkuara.









