Në qarkun e Durrësit vijon procesi i numërimit ku nga 493 kuti votimi, janë numëruar në total 296 kuti.

Sipas informacionit të përditësuar në faqen zyrtare të KQZ, rezultati paraprak nga kutitë e numëruara është PS 52.69% ose 43.388 vota, PD 38.96% ose 32.085.

Forcë e tretë në qarkun e Durrësit, deri më tani, renditet “Mundësia” me 2.54 % ose 2095 vota.