Deputeti i Partisë Socialiste në Durrës, Arkend Balla, ka ndarë momente nga takimet me organizatat socialiste në lagjen nr.18, duke theksuar nisjen e procesit të rienergjizimit nga baza.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se fokusi është te qytetarët, duke i dëgjuar me kujdes, vlerësuar kontributin e tyre dhe evidentuar nevojat e komunitetit.

Postimi i plotë:

Procesi i rienergjizimit nis nga baza.

Momente nga takimet me organizatat socialiste në Lagjen 18.

U fokusuam te njerëzit. I dëgjuam me kujdes, vlerësuam kontributin e tyre dhe evidentuam çdo nevojë të komunitetit.

Më shumë hapje, më shumë përfshirje dhe organizimi efikas në terren, janë themeli i çdo arritjeje socialiste në Durrës.