Ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës së “Demëve” në zonën e Rrashbullit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako.

Rruga e “Demëve” ka një gjatësi prej 1230 metrash dhe gjerësi 3,5 metra dhe i shërben 1700 banorëve të kësaj zone.

Sako tregon se ka takuar banorët, “kërkesa kryesore e të cilëve ishte rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor që tashmë ka përfunduar”.

“Mbajtëm fjalën e dhënë përpara banorëve të kësaj zone për rikonstruksionin e rrugës ashtu siç kemi mbajtur të gjitha angazhimet që kemi marrë përpara të gjithë qytetarëve sepse dera e bashkisë ka qenë, është, dhe do të jetë e hapur për të gjithe ju, me vullnetin për të dëgjuar problemet e gjithësecilit e më dëshirën dhe detyrimin për ti shërbyer çdo qytetari të Ishmit, Manzës, Katundit të Ri, Sukthit, Rrashbullit e Durrësit në mënyrë të barabartë sic kam bërë deri më sot”, e mbyll postimin e saj kryebashkiakja.