Mbas insistimit të kryebashkiakut Arbana që të punohet pa pushim, rindërtimi i pallateve vijon intensivisht.

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka bërë të ditur se në Shijak punohet dhe të dielën.

Ai ka shprehur: “Pas thirrjes time ndaj Fondit Shqiptar të Zhvillimit që të punohet pa ndërprerje, puna për ndërtimin e pallateve të reja nuk ndalet në asnjë moment.

Po bëjmë maksimumin me mbështetjen e Kryeministrit Rama, për të rikthyer sa më parë familjet e prekura nga tërmeti, që tashmë do të gëzojnë shtëpinë e tyre të re.

Edhe pak ka mbetur, për të pasur lagje të reja, qytet të mirësistemuar dhe të bukur.” – përfundon postimin e tij z.Arbana.