Në tre ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, që shkaktoi jo pak probleme, sidomos në zonat bregdetare. Ndërsa mbrëmjen e djeshme nga erërat e forta u shënua edhe një viktimë.

Për shkak të motit të keq linjat e udhëtimit Durrës-Bari dhe Bari-Durrës u anuluan në data 30 dhe 31 mars, ndërsa pritet që lundrimet të rinisin mbrëmjen e sotme pas orës 22:00.

Ndërkohë, siç duket edhe në videon e mëposhtme deti në Durrës vijon të jetë i trazuar.