Vizat e bardha të rrugëve kryesore të Durrësit janë shndërruar në “fletë” të librave me poezi të autorëve të shquar të letërsisë shqiptare si dhe në vepra arti.

Qëllimi i shkrimit të vargjeve të njohura është të mundësoi që poezia dhe qytetarët të “takohen” në mënyrën më të drejtpërdrejtë, pasi nëse më përpara letërsia dhe arti shkonte te lexuesi nëpërmjet librave apo shfaqjeve kulturore, tanimë ai është i “mishëruar” në rrugë.

Strofat e poezisë “Në parkun që mbuluan fletët”, e shkrimtarit Ismail Kadare apo një citat nga romani i Rexhep Qosjes “Të fshehtat e treguara”, tërheqin vëmendjen jo vetëm të qytetarëve durrsak por edhe të turistëve të huaj, që në një formë mund të jetë edhe një lloj ftese për ta, për tu rikthyer përsëri në qytetin bregdetar.

Kjo risi e sjellë nga bashkia e Durrësit me siguri që është pëlqyer nga qytetarët në krahasim me pamjen e vizave të bardha që ishin më parë, pasi edhe në dukje të parë këto vepra janë më “miqësore” me ta.