River-Cleanup.org Bruksel, në vizitën e dytë në Shqipëri krahas aksionit të madh që do realizohet sot në grykëderdhjen e Ishmit, ka vizituar ditën e premte 2 nga 15 shkollat e Durrësit që janë përfshirë në projektin pilot vullnetar riciklimit të plastikës!

Nxënësit e shkollave mbledhin nga shtëpitë e tyre 5 nga sendet që hasen në grykëderdhjen e Ishmit, lumit më të ndotur në Shqipëri dhe Evropë:

  1. Shishet plastike të ujit dhe pijeve, (plastikë PET)
  2. Kontenierët e detergjentëve dhe kozmetike, si shampo, balsam, xhel trupi, sapun, (plastikë HDPE),
  3. Tapat e shisheve plastike, (plastikë PP); me çmime konkuruese në treg;

të cilat do riciklohen në diçka të dobishme për lumin Ishëm dhe komunitetin, si kosha, mbjellje pemësh për Ishmin etj.

U zgjodhën për vizitën e River-Cleanup.org, Bruksel shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe “Abedin Dino”, shkolla si motra që nga krijimi, të cilat kanë arritur të mbledhin secila 2 thasë të mëdhenj me shishe plastike të shtypura (70 kg thesi) në një muaj.

“U emocionuam pa fund se si këta nxënës të edukuar nga mësues model në edukimin në vazhdim, kishin zgjedhur të falederonin River-Cleanup.org, Bruksel dhe degën e saj #RiverCleanupAlbania, në këtë mision të paçmueshëm për mbrojtjen e lumenjve, natyrës, globit, të ardhmen e tyre!

Falënderime pafund AME-Ambient, shpk♻️, Bashkisë Durrës për transportin, që bashkëpunojnë me shkollat e Durrësit, për fillimin sa më praktik të këtij misioni të paçmueshëm, atë për pastrimin e Ishmit, lumit më të ndotur në Shqipëri dhe Europë nga plastika!”, thuhet në postimin e River-Cleanup.org.