Mbetet ende në pikëpyetje fati i pallatit shumëkatësh në zonën e Currilave, ku pak ditë më parë u regjistrua një rrëshqitje masivi kodrinor.

Në terren po punojnë ekipet e forcave xheniere për largimin e pemëve dhe masiveve të dheut që ranë ditën e premte të javës së kaluar.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kokritike, pasi nga kodra rrezikon të shkëputet një tjetër masiv dheu e për këtë arsye, zona vijon të mbetet e rrethuar me shiritët e sigurisë dhe 25 familjet nuk lejohen të kthehen në banesat e tyre.

Qëllimi i punës së të gjitha strukturave shtetërore të angazhuara është menaxhimi i situatës, minimizimi i pasojave dhe garantimi i sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve. Nga rrëshqitja masive e kodrës mbeti i dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe një biznes privat. Banorët u evakuuan që në orët e para të mëngjesit nga apartamentet e tyre dhe deri më tani fati i kësaj godine mbetet i paqartë.
M.B.






