Lehtësimi i masave kufizuese për lëvizjen e udhëtarëve nga vendi ynë drejt Italisë, është reflektuar dhe në rritjen e numrit të udhëtarëve të cilët kanë lundruar nga Porti i Durrësit drejt Barit/ Ankonës dhe anasjelltas.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, përgjatë muajit prill 2022 tragetet kanë kryer 73 lundrime, duke transportuar 39, 900 pasagjerë, ose krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje me 11, 469 pasagjerë më shumë.

Po të njëjtat burime, saktësojnë se 19,200 pasagjerë kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë muajit prill, ndërsa 19,920 pasagjerë regjistruar në dalje, ndërsa bashkë me ta janë regjistruar dhe 7,730 automjete dhe 7,420 kamionë e trailerë.