Në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka dëshmuar sot edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Në fjalën e saj, Sako u shpreh se në vitin 2018, me vendim të këshillit bashkiak u shpall gjendja e emergjencës për mbetjet në bashkinë e Durrësit dhe rrëfeu të gjitha hapat që u gjendën më pas.

Pyetjes se nëse ka pasur presion nga Rama për t’i lënë rrugëve mbetjet me qëllim që t`i dërgonte në Sharrë, Sako u përgjigj që jo.

Kryebashkiakja shtoi se mbetjet bashkia i ka depozituar në landfillin e sharrës.

Pjesë nga debati në komision:

Tabaku: Nga cili vit ke qenë nënkryetare?

Sako: Nga viti 2020 mbaj pozicionin e zv. kryetares dhe me vendim këshilli mbaj detyrën e kryetarit.

Tabaku: Meqenëse keni një eksperiencë të gjatë, jeni në dijeni që në vitin 10.07.2018 këshilli bashkiak i ka kërkuar komitetit të mbetjeve shpalljen e emergjencës natyrore. Që nga ky moment i vendimit të këshillit, çfarë masash u morën?

Sako: Durrësi ka bërë këtë kërkesë të parë në vitin 2018 pasi është bërë një analizë nga grupet e punës për vendepozitimet e mbetjeve në qytet. Dua të bëj një përmbledhje se ku ndodhet qyteti i Durrësit sot, e ku ndodhej më herët në kohën që ju drejtonit.

Këlliçi: Bazuar në dëshminë e dhënë nga kryetari aktual i bashkisë së Elbasanit, do të lejoja që të procedohet procedura dhe dëshmitarët t’i përgjigjen pyetjeve që i drejtohen. Është e rëndësishme t’i qëndrojmë strikt procedurës, që nënkupton pyetje dhe përgjigje.

Felaj: Bie dakord me zotin Këlliçi që të respektojmë procedurën, që do të thonë që anëtarët duhet të pyeten nëse kanë pyete. Do të kërkoja të bëhej harmonizimi i radhës dhe pyetje nga anëtarët e PS dhe PD. Të evitohen komentet dhe e rëndësishme është të sigurohet që kryetari të dëgjohet pas çdo pyetje pa u ndërprerë.

Tabaku: Për një vit deri në qershor të 2020 nuk ndodhi asgjë?

Sako: Patjetër që kam gjëra për të thënë. Porto Romano ka qenë një gangrenë për Durrësin. Durrësi ka shpëtuar nga ky problem në sajë të zgjidhjes së dhënë nga qeveria, ku ky venddepozitim është kthyer në park publik. Në qershor të 2020 në Durrës banorët kryesisht në njësi administrative menduan se mbetjet e Durrësit do të shkonin atje, po në fakt sot, Durrësi depoziton mbetjet në ladnfillin e Sharrës, duke qenë kjo zgjidhja më e mirë. Nuk mundet të imponohemi me projekte dhe afate që unë s’kam qenë pjesë e vendimmarrjeve direkte. Në 2018 është kërkuar shpallja e emergjencës nga këshilli bashkiak. Detyra që mora në 2020, qyteti gjendej në një situatë të vështirë nga tërmeti dhe një situatë post pandemie.

Tabaku: Nuk është marrë asnjë masë. Këshilli i Territorit miratoi lejen për eco parkun, ku pati banesa të banorëve dhe u detyruat të çonit mbetjet në Sharrë. Më pas kompania koncesionare pranon që të depozitoni mbetjet atje. Kemi dhe një vendim këshilli që ju lejon të kryeni negociatat.

Sako: Ne në qershor patëm një kauzë për mbetjet në 2020 pasi vendpozitimi i Porto Romanos u mbyll për t’u kthyer në park. Durrësi depozitoi edhe njëfarë periudhe në porto Romano e më pas ndaluan, pasi pengohej projekti. Institucionet pëkatëse kanë hartuar një studim, që është për gjithë Shqipërinë. në bazë të këtij studimi, u miratuan skenarët më të përshtatshëm të Durrësit. Pas këtij miratimi të dhënat iu depozituan Bashkisë së Durrësit. Bëmë miratimin në Këshill Bashiak dhe iu drejtuam ministrive për të vijuar me procedurën. Patëm mbështetje nga landfilli i Sharrës, derisa përfunduan procedurat. Nuk ka pasur marrëveshje, ne kemi depozituar në Sharrë sepse qyteti ndodhej 6 muaj pas tërmetit.

Tabaku: Ju keni nisur një procedurë negocim pa njoftim, që quhet për gjendjen e emergjencës?

Sako: Nuk është e vërtetë. Nuk ju lejoj të thoni gjëra të pa vërteta.

Tabaku: Një procedurë që quhet negocim pa njoftim duke u justifikuar me emergjencën?

Sako: Nuk ka emergjencë në procedurë, është normale si procedurë.

Tabaku: Pse pritët 1 vit e gjysmë pas vendimit të këshillit, për të bërë këtë procedurë sepse mund ta kishit bërë edhe më parë?

Sako: Procedura është publike, nga ku mund ta merrni e studioni. Në bazë të dokumenteve që ju përmenda është bërë vlerësimi. Di të them se çka qenë Porto Romano në pushtet dhe si është tani. Ju i dini fondet e bashkisë, sepse keni qenë vetë nënkryetare. Sot situata në Ecroparkun e Durrësit, nga 16 ha, sot ne kemi 1 park në zemër të qytetit të cilin kemi 1200 pemë të mbjella, fusha sporti, e ju ftojmë t’i shikoni. Është një model që duhet aplikuar në bashkitë e tjera nëse kanë depozitime ekzistuese. Kur keni qenë ju në pushtet, kemi pasur depozitime në Ishëm, në zona turistike.

Tabaku: Më vritet syri kur bëhet korruspion me buxhetin e shtetit.